Futboll Shqipëri Sport

NDESHJA NDAJ UELLSIT/ Ja formacioni zyrtar i Shqipërisë

Kombëtarja kthehet sot në fushë dhe luan një ndeshje miqësore ndaj Uellsit në Kardif në orën 18:00.

Nga Uellsi, Reja u shpreh dje se e ka gati formacionin për ndeshjen dhe pritet që të mos i ndahet formacionit 3-5-2. Në portë, në mungesë të Berishës e Strakoshës, do shohim Gentian Selmanin. Mbrojtja është me më të mirët.

Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli qëndrojnë para ish-gardianit të Laçit. Mesfusha do jetë me 5, me dy “raketa” në krahë: Doka dhe Lenjani.

Ndërkohë treshja e qendrës pritet të përbëhet nga Abrashi, Çekiçi dhe Bare. Balaj e Manaj do përbëjnë repartin e sulmit.

SHQIPËRIA: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edy Reja.

Related posts

Mandzukic mungon ndaj Bolonjës dhe rikthehet në finalen e Kupës së Italisë

Sadik.Autor

Barcelona – Athletic Bilbao/ Formacionet: MESSI nuk luan nga minuta e parë

Isa.Autor

NOTAT/ “Lanë duart” me Evropën, Strakosha pa faj, Hysaj vështron Uribe

Delo.autor

Leave a Comment