Futboll Premier League

Liverpool-Everton, derbi që “ndez” Kupën e Anglisë

Liverpool mund t’i jap mundësinë e debutimit Virgil van Dijk-ut në derbin kundër Everton, i vlefshëm për 1/16-t e finaleve të Kupës së Anglisë, “FA Cup”, veprimtaria më e vjetër e planetit. Van Dijk është stërvitur gjatë kësaj jave me shokët e rinj të ekipit, pasi u ble për 85 milionë euro nga Southampton. Holandezi i Celtic është në garë me Dejan Lovren, Ragnar Klavan, Joel Matip dhe Joe Gomez për një vendin në formacionin e Jurgen Klopp. Ndërkohë, që vazhdon “telenovela” e transferimit të Philippe Coutinho, teksa braziliani do të mungojë edhe në këtë ndeshjes si pasojë e një tërheqje muskulore.

Liverpool's new defender Virgil van Dijk could make his debut on Friday

Liverpool ka përgënjeshtruar edhe një herë se Coutinho do të largohet te Barcelona, ashtu si bëri gjatë gjithë verës së kaluar, por shtypi shkruan se katalanasit kanë bërë gati 150 milionë euro për brazilianin. Kjo do të jetë hera e dytë brenda një muaji që Liverpool do të vihet përballë Everton, pas barazimit 1-1 që u regjistrua në “Anfield” në muajin dhjetor. Mungesat e tjera të Liverpool në derbi do të jenë Mohamed Salah, Jordan Henderson dhe Alberto Moreno.

Image result for liverpool everton

Ndërkohë te Everton mund të rikthehet Ross Barkley, i cili ka nisur të stërvitet me grupin, për herë të parë që nga dëmtimi i pësuar në muajin maj, gjatë humbjes 3-1 kundër Arsenal. Leighton Baines, Ramiro Funes Mori dhe Seamus Coleman mbeten në “infermieri”. Liverpool nuk ka humbur asnjë nga 15 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Everton. Ky do të jetë derbi numër 28 i vlefshëm për Kupën e Anglisë, ku Liverpool ka fituar në 10 raste, ndërsa Everton në 7 ndeshje.

Image result for liverpool everton

Gjithsesi, për herë të parë që nga viti 1931 kjo sfidë do të jetë e vlefshme për një vend në 1/8-t e finaleve. Herën e fundit që Liverpool dhe Everton janë ndeshur në “FA Cup” ka qenë në gjysmëfinalen e vitit 2012, kur “të kuqtë” fituan 2-0 në “Wembley” me golat e shënuar nga Luis Suarez dhe Andy Carroll. Liverpool nuk kualifikohet për në 1/8-t e finaleve të Kupës së Anglisë nga që nga 2011.

Related posts

SHUMË KLUBE NË KËRKIM TË “DEMIT”/ Lautaro i bën mur Manchester Cityt, do vetëm Interin ose Barcelonën

Delo.autor

Dy muaj nga fillimi i Botërorit, ‘avullojnë’ 1,7 milionë bileta në Rusi

Sadik.Autor

Chelsea shfaq interes për mesfushorin e Nicës

Sadik.Autor

Leave a Comment