Futboll Premier League

Man City-Newcastle, “Qytetarët” kanë fituar 16 radhazi në “Etihad”

Manchester City ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Premier League fundjavën e kaluar pasi janë mundur 4-3 në fushën e Liverpool. Mbrojtja e Pep Guardiola ka treguar se ka disa probleme kur përballet me një skuadër të nivelit të lartë dhe ky duhet të jetë shqetësimi kryesor i spanjollit kur të kthehet Champions League. Për sa i takon kampionatit, “Qyetarët” kryesojnë me një avantazh prej 12 pikësh ndaj Manchester United dhe të shtunën do të kenë një mundësi të mirë për t’u kthyer te fitorja kur të presin në shtëpi skuadrën e Newcastle United në javën e 24-t të Premier League.

Bardhezinjtë nuk kanë pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet dhe kanë pësuar vetëm dy gola në katër takimet e fundit që kanë luajtur në kampionatin anglez. Por kjo ecuri pozitive do të vihet në provë nga sulmi më i mirë i Premier League. Manchester City ka marrë 10 fitore dhe një barazim në 11 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur deri tani në shtëpi dhe do të paraqiten në këtë sfidë pas 16 fitoresh të njëpasnjëshme të marra në “Etihad”. Për më tepër, City ka realizuar tre ose më shumë gola në katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Gabriel Jesus është akoma i dëmtuar dhe Sergio Aguero pritet të udhëheqë sulmin të shtunën, në krah të Leroy Sane dhe Raheem Sterling.

Shifra dhe Fakte
– Kjo do të jetë ndeshja e 70-të mes këtyre dy ekipeve në Mançester dhe City ka marrë 37 fitore dhe 13 humbje në takimet e mëparshme.
– “Qytetarët” kanë realizuar 11 gola në dy ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi kundër bardhezinjve.
– Manchester City ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Newcastle dhe ka realizuar të paktën 3 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër tyre.

Related posts

SERIOZISHT E KA KY/ Perisic TRADHËTON INTERIN para Tottenham: Kjo është ëndrra ime

Isa.Autor

LEWANDOWSKI NË TELASHE/ Polonia mund ta gjobisë për fshehje të ardhurash. Ja shkaku dhe detajet

Delo.autor

Sterling shpjegon festimin e golit ndaj Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment