Bundesliga Futboll

MERKATO/ Goretzka prezantohet zyrtarisht te Bayern Munich

Bayern Munich ka prezantuar mesfushorin gjerman Leon Goretzka.

Reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë ka qenë ndër mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Juventus, Milan, Liverpool, Arsenal, Manchester City, Manchester United e Barcelona e donin futbollistin.

Por ai vendosi t’i bashkohej Bayernit dhe këtë do ta bëjë që nga stinori i ri.

Goretzka do të mbetet në Schalke edhe gjashtë muaj deri në përfundim të kontratës së tij.

Leon Goretzka me trofeun e Kupës së Konfederatave (GettyImages)

Ai ka nënshkruar me Bayernin një kontratë katër vjeçare por që nuk është bërë publike paga e tij.

22-vjeçari ka shënuar katër gola në 11 ndeshjet e para këtë edicion në Bundesliga me fanellën e Schalkes.
“Jemi shumë të lumtur që një futbollist i Kombëtares gjermane si Goretzka ka vendosur t’i bashkohet Bayernit”.

“Ai ka një të ardhme të ndritur dhe pavarësisht konkurrencës vendosi të bashkohet me ne”, ka thënë Rummenige pas prezantimit të Goretzkas.

Related posts

VIDEO/ Burnley befason Cityn, barazohet rezultati

Q.Autor

GËZOHET PANUCCI/ Dëmtimi i Varnier mban GJIMSHITIN tek ATALANTA

Isa.Autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Premier League shtyn vendimin për merkaton, ja kur pritet të fillojë sezoni i ri

Delo.autor

Leave a Comment