Futboll Sport

RIKTHEHET ZIZU/ Franca apo Juve? Në lojë edhe Deschamps (FOTO)

Prej afro 2 vitesh, që nga dita kur u largua nga Real Madrid, Zinedine Zidane ka refuzuar çdo ofertë që ka ardhur në drejtim të tij. Në mendjen e Zizu kishte vetëm një ëndrrën, një opsion, stolin e përfaqësueses franceze. Kjo dëshirë e Zidane po zbehet gjithnjë e më shumë pasi nga Franca bëjnë me dije se Deschamps po shkon drejt një tjetër rinovimi me “gjelat”.

Didier Deschamps A La Tete Des Bleus Depuis Douze Ans Ne Sait Pas Encore De Quoi Son Avenir Sera Fait Apres La Coupe Du Monde Photo Sipa Label Images 1668958638

Sipas L’Equipe palët do të takohen në janar për të vendosur përfundimisht të ardhmen, ku me sa duket drejtuesit e Federatës janë të gatshëm të pranojnë kërkesën e “gjeneralit” për një kontratë të re deri në 2026. Kjo situatë ka bërë që edhe Zidane të dorëzohet, tani ish trajneri i Real Madrid është i gatshëm të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtimit të tij:

Corriere

“Rikthehet Zizu, Franca apo Juve?” Ky është titulli që ‘Corriere dello Sport’ ka hapur faqen e parë duke shtuar se nëse Deschamps rinovon kontratën e tij me Francën, Zidane mund të marr stolin e Juves në përfundim të këtij sezoni.

Tutttosport

Në të njëjtën linjë është edhe TuttoSport: “Zizou, joshje nga Juventus”.

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Tirana mposht mposht “Vlonjatët” në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Jo vetëm Real Madrid, menaxheri i Lewandowski-t fut në lojë edhe një ekip tjetër

Delo.autor

Shënohet goli i dytë në Austri, hapet ndeshja mes Salzburgut dhe Marseille (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment