Basketball Të tjera

Tirana “leksion” Flamurtarit, finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë

Tirana është skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, pas fitores 78-52 ndaj Flamurtarit, sfidë e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet. Gjysmëfinalja e parë e këtij eventi pritej të ishte e fortë, por nuk ndodhi kështu, pasi kampionet vlonjate kanë bërë një ndeshje të dobët, duke luajtur vetëm 10 minutat e para dhe më tej u venitën në parket. Kjo edhe për meritë të Tiranës, e saktë në fushë, luajti shpejt dhe ishte më e suksesshme nën tabelë, bëri presing në shumicën e kohës, falë edhe një stoli më të kompletuar. Për pasojë, një sukses i merituar i skuadrës bardheblu, që tashmë pret të mësojë emrin e rivales, që do të dalë nga sfida tjetër mes Goga Basket dhe Studentit.

Basketbollistet e Tiranes ne pushim

Ndeshja nis e ekuilibruar dhe me disa barazime në minutat e para, por shpejt vlonjatet krijojnë një epërsi të lehtë, duke u shkëputur 12-17 dhe udhëheqin 17-21 në mbyllje të periodës së parë. Por me fillimin e çerekut të dytë loja ndryshon kah, me Tiranën që bën ligjin në fushë, duke shkëlqyer me Bujari, Popovic e Xhanaj, që janë të sakta në gjuajtje, ndërsa vlonjatet bëjnë shumë gabime. Për pasojë, shifrat përmbysen dhe bardheblutë kanë komandën e lojës, duke udhëhequr 45-30 në mbyllje të pjesës së parë. Asgjë nuk ndryshon as në periodën e tretë, madje Tirana thellon edhe më shumë shifrat, duke u shkëputur mbi 20 pikë dhe udhëheq 62-39, duke hipotekuar fitoren. Perioda e katërt nuk sjell asnjë ndryshim, me Tiranën që administron avantazhin dhe fiton 78-52.

Kostallari ne vijen e gjuajtjeve te lira

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet e femrave

Tirana – Flamurtari, 78-52 (17-21, 28-9, 17-9,16-13)

Goga Basket – Studenti, ora 15:00 (salla Feti Borova)

Finale, 31 janar

Tirana – Goga Basket/Studenti, ora 19:00

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet e meshkujve (2 shkurt)

Tirana – Kamza Basket, ora 16:00 (salla Feti Borova)

Teuta – Partizani, ora 18.00 (salla Feti Borova)

Related posts

FORMULA 1/ Toto Wolff i mërzitur për Hamilton? Aspak, festë e çmendur nga numri 1 i Mercedes (VIDEO)

Delo.autor

Golden State në pritje të Curry, trajneri: Rikthehet në fazën gjysmëfinale

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen mposht dyshen e Mercedes, siguron pole position në Stiria

Delo.autor

Leave a Comment