Moto GP Të tjera

MotoGP, Yamaha prezanton motorin e ri

Yamaha ka bërë prezantimin e motorit të saj në prag të sezonit të ri në MotoGP

Eventi ndodhi në Matadero të Madridit, ku edhe për vitin 2018 ata që do të garojnë me Yamaha M1 do të jenë Valentino Rossi dhe Maverick Vinales.

9 herë kampioni i botës foli për pritshmëritë e këtij sezoni të ri për të, por edhe për vetë skuadrën: “Mund dhe duhet të bëjmë më mirë këtë vit. Kjo arrihet duke punuar shumë me motorin, duke këmbëngulur te elektronika dhe te detajet e tjera, me synimin që të shfrytëzojmë sa më mirë gomat”.

Me prezantimin e Yamaha M1 u konfirmua edhe lajmi për rinovimin e kontratës së Vinales dhe ishte vetë piloti spanjoll që zyrtarizoi gjithçka.

“Do të qëndroj te Yamaha edhe 2 vjet të tjerë pas vitit 2018. Këtu ndihem shumë mirë, pasi një pjesë e ëndrrave të mia u bënë realitet”, tha piloti spanjoll.

Related posts

E PABESUESHME/ 15 milionë DOLLARË që të përballet sërish me McGregorin, ja vendimi që merr Khabib

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Partizani bie në kohën shtesë, Tirana Barleti fiton Kupën e Shqipërisë

Delo.autor

McGregor befason tifozët, poston foton me cigare kanabis

Q.Autor

Leave a Comment