Futboll Premier League

Mourinho: Sanchez ishte me një këmbë e gjysmë te Manchester City

Alexis Sanchez kishte një këmbë e gjysmë te Manchester City përpara se të ndërhynte Manchester United për ta marrë sulmuesin nga Arsenal, sipas Jose Mourinho-s.

Sanchez ishte shmë pranë City-t që në gushtin e kaluar, por Arsenal bllokoi transferimin pasi nuk arriti të gjente një zëvendësues. City ishte prapë favorit për firmën e tij në janar por raportohet se është tërhequr pas rrogës stratosferike që kërkonte lojtari.

“Dua ta bëj të qartë se nuk isha unë ai që e mori,” shprehet Mourinho për MUTV mbi transferimin e Sanchez.

“Ishte totalisht merita e pronarëve dhe bordit. Ata ia arritën të sillnin një lojtar si Alexis Sanchez.

“Mesa duket njerëzit e kanë të vështirë të thurin elozhe. Por ai ishte me një këmbë e gjysmë te Manchester City.

“Është e vështirë të japësh merita kur ekipi fiton ndeshje ka gjithmonë një ‘po sikur’. Kur një lojtar luan mirë ka gjithmonë një të keqe. Por e vërteta është se pa Manchester United bota e futbollit do të ishte në telashe, kjo është çfarë e dallon një klub.”

Mourinho sapo ka nënshkruar një rinovim kontrate deri në 2020 me United. Ai do të festojë ndeshjen e tij të 100 tek United ndaj Yeovil të premten.

Related posts

YLLI SANE HUMB NJË RAST Ë ARTË/ Salah nuk u beson syve, shikoni reagimin e çuditshëm të egjiptianit (VIDEO)

Delo.autor

Allegri nuk lëviz nga Juventusi: Kam ende punë për të bërë

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Man United-Juventus: Allegri aplikon 4-4-2. Dybala sfidon Pogban

Isa.Autor

Leave a Comment