Futboll Seria A Sport

ALEXIS SANCHEZ ZBARKOI TEK “ZIKALTËRIT”/ Flet ish-lojtari i Inter: Ai nuk do të zhgënjejë, klubi bëri…

Ish-lojtari i Interit, Geri Medel, u prezantua dje në skuadrën e tij të re, Bolonja. Kiliani tha për “Sky Sport” se ishte i lumtur për rikthimin në Seria A pas eksperiencës në Turqi.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva në kampionatin italian. Shpresoj të zhvilloj një sezon të mirë këtu në Bolonja. Dëshira për të bërë mirë është e madhe. Falënderoj klubin që kishte besim tek unë”, tha “Pit Bull”. Medel u pyet edhe për ardhjen e shokut të tij te kombëtarja e Kilit, Aleksis Sançez tek Interi.

“Sançez tek Interi? “Ai është një lojtar i madh, jam i bindur që do të arrijë ta tregojë veten që në ndeshjen e parë, duke ndihmuar skuadrën. Do të jetë diçka e bukur të përballesh me të. Tifozët zikaltër mund të jenë të qetë, me Sançez kanë bërë një goditje të madhe. Nën drejtimin e Antonio Kontes, Aleksis nuk do të zhgënjejë”.

Related posts

DËRGOI SHQIPËRINË NË “EURO 2016″/ De Biasi i prirur për të shpëtuar ekipin e Serie A…

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ Juventus-Ronaldo: Agnelli i rrëfen gjithçka një kamerieri

Isa.Autor

JUVENTUSIN E NDJEK FATI I KEQ/ Bardhezinjve i dëmtohet një tjetër lojtar titullar

Delo.autor

Leave a Comment