Futboll Seria A

Benatia: Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Benatia beson se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Mehdi Benatia nuk sheh ndonjë arsye që Juventusi mos ta fitojë Champions Leaguen, por thotë që fillimisht duhet ta mposhtin klubin anglez, Tottenhamin.

Zonja e Vjetër ka qenë dy herë në finale në tri sezonet e fundit, duke humbur nga skuadrat spanjolle; nga Barcelona në vitin 2015 dhe nga Real Madridi në vitin 2017.

“Fillimisht duhet të mposhtim Tottenhamin, që është kundërshtar i fuqishëm”, u shpreh Benatia për Premium Sport.

“Ne kemi skuadër për të shkuar larg. Duhet të jemi gati për gjithçka dhe të përgatitur mirë sepse tani luhet për sezonin”.

“Nëse kualifikohemi në çerekfinale, do të thotë se mund të takohemi me ekipe si Paris Saint-Germain, Barcelona, Bayern Munich dhe Real Madrid, që duan të shpëtojnë sezonin, do të luhet për gjithçka në Champions League. Për të shkuar sa më larg në Evropë duhet t’i mposhtim këto ekipe”.

“A mund të arrijmë në finale sërish? Sigurisht. Sezonin e kaluar ishim në finale dhe bëmë gjëra të  gabuara në pjesën e dytë. Këtë sezon mendoj se jemi edhe më të fortë kështu që nuk ka ndonjë arsye që mos t’i arrijmë objektivat tona”, theksoi mes tjerash Benatia.

Related posts

5 arsye se përse Niko Kovac është i duhuri për Bayern

Sadik.Autor

“NUK NDALET INATI PËR…”/ Shpërtheu ndaj albitrave për ndeshjen, vjen gjoba dhe për Allegrin

Delo.autor

Dzeko si Van Basten: Një prej tre golave më të bukur që kam shënuar (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment