Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

STRAKOSHA FESTON DITËLINDJEN NË KARANTINË/ Lazio përgatit dhuratën e veçantë për portierin shqiptar

Tomas Strakosha feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 25-të, teksa pritet të marrë edhe një dhuratë të rëndësishme nga Lacio.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, presidenti Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare, janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovimin e kontratës së futbollistit.

Gardiani kuqezi do të rinovojë kontratën deri në vitin 2025, pasi ajo aktuale i skadon më verën e 2022. Gjithashtu përveç rinovimit, Strakosha do të përfitojë edhe një dyfishim të pagës së tij, teksa tani merr 1 milionë euro në sezon.

Pikërisht kjo do të ishte një dhuratë shumë e veçantë për futbollistin, në një ditë të veçantë siç është ajo e 25 vjetorit.

Related posts

Shakira “tradhton” bashkëshortin Pique, është me Kolumbinë

Sadik.Autor

Partneret e lojtarëve të Rusisë e kanë fituar Botërorin e tyre (FOTO)

Sadik.Autor

“DRIDHET” INTERI/ Abramoviç zbarkon në Milano për Romelu Lukakun. Marota ka gati…

Delo.autor

Leave a Comment