Të tjera

Murray i dëshpëruar: Fal gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë

Tenisti britanik Andy Murray, pasi ka kryer operacionin në shpinë i është rikthyer palestrës, me shpresën që të jetë gati për të luajtur sa më shpejt të jetë e mundur. Ish-numri 1 në botë synon të jetë gati për turnetë e fushave me bar, që kulmojnë me grand slemin e Wimbledonit. “Periudha e rehabilitimit ka shkuar mirë, madje më mirë nga sa e kisha parashikuar. Mendoj se do të më shihni shumë shpejt në fushë. Nuk mund të premtoj se do të luaj në fushat me dhè, por do të tentoj të pamundrën. Jap gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë”, tha Murray.

Tenisti britanik Andy Murray ne Wimbledon

Murray ka mbështetur kolegun e tij Rafael Nadal kur ka thënë se duhen reduktuar turnetë e detyrueshëm, që po shkaktojnë shumë dëmtime te tenistët. “Sa më pak turne të detyrueshëm, janë shumë ndeshje dhe drejtuesit nuk po e kuptojnë se po dëmtohemi gjithnjë e më shpesh. Gjithsesi, për këtë gjë duhet konsensur nga të gjithë dhe unë jam gati të jap kontributin tim”, tha Murray, që ndodhet në vendlindje duke u përgatitur për rikthimin në fushë. “Do të qëndroj ende edhe disa ditë pushim, më pas do të rikthehem në palestër dhe më vonë në fushë, duke luajtur me topin”, tha Murray.

Related posts

“KJO ËSHTË LISTA IME E RIVALËVE”/ Tyson Fury zbulon 5 duelet e radhës para se të tërhiqet

Delo.autor

ÇËSHTJA “DJOKOVIC” VAZHDON/ Dalin motivet e ekspulsit, Australia zbardh arsyet e dëbimit të 34-vjeçarit

Delo.autor

UFC: McGregor do ta mbulojmë me flori për rikthimin në kafaz

Sadik.Autor

Leave a Comment