Formula 1 Të tjera

Bottas: 2018-ën për titull, duel i barabartë me Hamilton e Ferrarin

Të garojë dhe duelojë për titullin kampion bote në Formula 1, ky është objektivi i pilotit finlandez Valtteri Bottas, që në sezonin e dytë me Mercedes beson se do të ketë më shumë shanse se vitin e kaluar. Pas një viti ambientimi me makinën kampione Bottas shprehet se është gati për të bërë hapin e madh, duke dueluar si i barabartë jo vetëm me shokun e skuadrës Lewis Hamilton por edhe me makinat Ferrari apo ato Red Bull.

Viti i kaluar më shërbeu shumë për t’u lidhur edhe më shumë me skuadrën, ndërkohë që makina ishte bërë gati prej kohësh, ndërsa tani ka ndjekur nga afër çdo hap që është bërë. Një sezon i ri, ku jam përshtatur më shumë me makinën Mercedes dhe ku gjithçka nis nga e para. Besoj se do të jetë një kampionat i vështirë, pasi Ferrari do të kërkojë të hakmerret, ndaj duhet të japim më të mirën në çdo garë dhe gabuar sa më pak”, tha Bottas.

Related posts

PAS “FORMULA 1″/ Australia mbetet pa asnjë garë, anullohet edhe ajo e “MOTO GP”

Delo.autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Ish-kampioni i botës sfidon Fury: Jam i vetmi që di sekretet e tij

Delo.autor

MPOSHT XHUDISTEN AI SHISHIME/ Majlinda Kelmendi mbërrin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Delo.autor

Leave a Comment