Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Chiellini vlerëson rivalin: Është e ardhmja e Italisë…

Kapiteni i Juventus-it, Giorgio Chiellini, ka folur për Lorenzo Insigne-n në prag të sfidës që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje mes Napoli-t dhe Juventus-it.

“Kemi një marrëdhënie të mirë, që nuk varet nga gjërat që mund të ndodhin në fushën e lojës”, ka thënë qendërmbrojtësi i kampionëve të Italisë.

“Kur jemi me kombëtaren të gjithë arrijmë t’i lëmë jashtë rivalitetet që kemi kur luajmë me klube respektive. Lorenzo është përmirësuar shumë në aspektin psikologjik”, ka shtuar Chiellini.

“Është bërë një lojtar më vendimtar në krahasim me të kaluarën. Ai, Verratti dhe të rinjtë që po rriten tani janë e ardhmja e Italisë. Shpresojmë që të na bëjnë të gëzohemi përsëri”.

Related posts

HISTORIKE/ 17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës në 100 vitet e fundit (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS U-19/ Eliminohet Vllaznia, tekniku Zmijani: Nuk fitohet duke ndenjur në fushë

Isa.Autor

Cagliari transferon në Serie A, ish kapitenit e Kroacisë

Sadik.Autor

Leave a Comment