Futboll

Mancini: Nuk e përjashtoj mundësinë të jem trajner i Italisë, Juve favorit për Serie A

Roberto Mancini i hapur për të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Tiki Taka në Mediasset, 53-vjeçari kujtoi se më parë duhet zgjedhur Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

“Unë trajner i Italisë? Nuk e përjashtoj si mundësi, sikurse mund të jenë edhe trajnerë të tjerë, por më parë duhet zgjedhur presidenti”.

Për sa i përket garës për titull në Serinë A, Mancini e sheh si një “betejë” dyshe mes Napolit dhe Juventusit, ndërsa Roma dhe Napoli kanë mbetur pas, por kanë ende mundësi për t’u rifutur në garë.

“Juve duket e avantazhuar, sepse është mësuar duke fituar, por Napoli luan më mirë dhe shpreson që pas gjashtë trofeve Juventusi të ngadalësojë pak.”

Mancini theksoi se ruan marrëdhënie të mira me Interin, sikurse me të gjitha skuadrat ku ka punuar.

Ai shtoi se zikaltërve u duhet një sulmues anësor me karakteristika të ndryshme nga Candreva dhe Perisic, që ta ndihmojë Icardin që ta gjejë më lehtë golin.

Related posts

KORRUPSION NË FEDERATËN E NJOHUR TË FUTBOLLIT/ Prokuria e Zvicrën i kthen mbrapsht 34 milionë euro

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Manchester United “gjunjëzohet” nga pandemia, humbje kolosale për “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

PËRPLASJA MES LUFTËTARIT DHE LAÇIT/ Reagon FSHF: Çështja është në gjykim, ja kur do

Delo.autor

Leave a Comment