Futboll Sport

RËNIA E MOURINHO/ “Special one” tani ka vetëm emrin

Zhoze Murinjo e rrëmbeu sërish skenën, ashtu siç di të bëjë gjithmonë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë është gjithmonë gati që të bëjë polemika, të hapë çështje dhe ta spostojë vëmendjen nga humbja e skuadrës së tij, duke e shndërruar në një betejë personale me të tjerët.

Jemi të sigurt se trajneri portugez me gjestin e Tripletës i revoltoi në maksimum tifozët e Juventusit. “Për ta është momenti më i dhimbshëm dhe më i vështirë, kur Interi bëri tripletë”, tha pas ndeshjes. Por, në të vërtetë, Junajtidi i tij humbi ndeshjen e rëndësishme në Champions. Ata tre gishta u dukën si një flamur i bardhë dorëzimi.

Si të thoshte: Sot nuk mund t’ju bëj gjë. Do t’ju sulmoj për atë që kam bërë. Fakti është që ajo ndodhi 8 vite më parë, në atë sezon të lavdishëm të Interit. Pastaj, më vonë në vitet 2011 deri në 2014 u ndal gjithmonë në gjysmëfinale, me Realin dhe Çelsin. Më vonë, situata e tij erdhi në rënie, shkruan PanoramaSport.

Shkonte vetëm në fazën e 1/8-ave me Çelsin dhe vitin e kaluar me Mançesterin. Duket se nga “Special One” ka mbetur vetëm emri, asgjë më shumë. E karikon ekipin, por vetëm kaq, nuk mjafton në ditët e sotme për të marrë rezultate pozitive. Nuk është më special, është një trajner i madh si gjithë të tjerët që po kalon një nga momentet më negative të karrierës së tij.

Related posts

TOTTENHAM-MANCHESTER UNITED/ Pas një aksioni perfekt, Fred ndëshkon “Spursat” (VIDEO)

Delo.autor

Shkëndija ‘luan tenis’ ndaj Pelisterit, titulli më pranë

Sadik.Autor

NOTAT E JAVËS NË SUPERIORE / Më të vlerësuarit janë rivalët e Tiranës, “bardheblutë” ngelës

Delo.autor

Leave a Comment