Futboll Seria A

Pjesa e dytë e sezonit në ligat evropiane e mërzitshme, vetëm në Serie A ka luftë për titull

Spektakli duhet të vazhdojë gjithmonë dhe me çfarëdolloj kostoje, por nëse ndeshjet kthehen në një monotoni të mërzitshme, publiku do të largohet

Me këtë rrezik po përballen “teatrot” më të mëdhenj të futbollit europian, që kanë shkëputur në krye ekipe favorite dhe praktikisht në gjysmën e sezonit është vendosur edhe gjysma e titullit.

E vetmja që bën disi përjashtim në vallen e futbollit kontinental është Serie A. Në dy javët e para të janarit, Napoli dhe Juventusi mbeten skuadrat me një marsh më shumë sesa të tjerët, e po vazhdojnë nga java në javë, kush me shumë e kush me aspak fat, që të marrin fitore radhazi. Plot 5 muaj nga fundi, kampionatet e tjerë e kanë një “fitues virtual”, por jo Serie A.

Askush nuk mund të quajë të mërzitshëm Manchester Cityn e Guardiolës, Barcelonën e Messit apo Paris Saint Germain të Neymar.

Por, për ata që duan “thriller”-in dhe aksionin në një ndeshje futbolli, nuk është ekzaktësisht panorama ideale në Angli, Francë, Gjermani apo Spanjë.

City ka 15 pikë më shumë sesa United në Premier League; Barcelona, PSG dhe Bayern Munchen kanë 9 pikë mbi ndjekësit në kampionatet respektive, ndërsa Serie A ndahet hollë, të paktën edhe për pak javë.

Related posts

Arsenal nuk beson tek aftësitë e anglezit, menaxherët ia ofrojnë PSG

Sadik.Autor

LOJTAR dhe NJERI I MADH/ ZBULONI arsyejen se pse RONALDO nuk mban TATUAZH

Isa.Autor

Sami Khedira: Gjyqtari nuk ishte i bindur për penalltinë

Sadik.Autor

Leave a Comment