Formula 1 Të tjera

Propozimi: Duhet shtuar numri i skuadrave dhe makinave në Formula 1

Në Formula 1 nuk ka shumë rivalitet dhe spektakël Duhet gjetur një mënyrë për të rritur numrin e skuadrave dhe në këtë mënyrë edhe të pilotëve garues, duke shtuar kompetitivitetin në garë”, ka deklaruar sot ish-kampioni i botës në Formula 1, Nigel Mansell. Piloti britanik, kampion bote në vitin 1992 me Williams, shprehet se rritja e numrit të skuadrave do ta bëjë më interesante garën, duke shtuar parakalimet dhe afruar mjaft pilotë të rinj.

Revolucioni, pritet te ndryshoje edhe orari i garave ne Europe

Në vitin 2010, numri i makinave në garë shkoi në 24, kur ishin edhe skuadrat e HRT, Lotus Racing dhe Virgin Racing. Por nga ai vit, në këtë sport ka hyrë vetëm një skuadër e re, Haas.

Në vitet ’80 dhe ’90 kishte më shumë rivalitet. Sot ka shumë pilotë të rinj që meritojnë të garojnë në Formula 1, por nuk kanë mundësi. Për fat, numri i aksidenteve vitet e fundit është ulur ndjeshëm, por është rritur koha e qëndrimit të një piloti në këtë sport, duke ulur mundësitë që të rinjtë të afrohen. Mendoj se pilotëve të rinj duhet t’u jepet mundësia për të provuar veten në këtë sport”, deklaroi Nigel Mansell

Related posts

FORMULA 1/ Ndryshohet pjesërisht pista e Abu Dhabi, gara më spektakolare dhe më shumë parakalime

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas lë pas Hamilton e Verstappen në provat e lira në Imola, buzëqesh Ferrari

Delo.autor

ZYRTARE/ Lufta në Ukrainë, F1 “zjarr” ndaj Rusisë, përjashton Mazepin, largon edhe sponsorin

F.autor

Leave a Comment