Futboll La Liga

Rafinha tek Interi? Trajneri i Barçës jep deklaratën që nuk pritej…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka konfirmuar se mesfushori Rafinha mund të qëndrojë edhe një sezon tjetër në “Camp Nou” duke hedhur poshtë mundësinë për një marrëveshje me Interin.

Valverde theksoi se Rafinha mund ta ndihmojë skuadrën në këto ditë të vështira për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet, shkruan “Football- espada”.

“Rafinha është një lojtar tjetër që mund të na ndihmojë. Ne kemi disa lojtarë të dëmtuar dhe ai është duke u stërvitur  mirë. Ai po përmirësohet çdo ditë që kalon”, tha trajneri pas ndeshjes kundër Espanyolit.

Kohët e fundit është përfolur se mesfushori brazilian do të transferohet në “San Siro” por negociatat mes dy klubeve kanë ngecur tek çmimi i lojtarit.

 

Related posts

As MESSI dhe as RONALDO/ Hugo Lloris zbulon sulmuesin më të FRIKSHËM për të

Isa.Autor

10 GOLA NË KAMPIONAT/ Armando Sadiku me ecuri rekord

Delo.autor

A DO TË LARGOHET NË JANAR? Marotta zbulon të ardhmen e futbollistit “REBEL”

Delo.autor

Leave a Comment