Futboll Sport

100 GOLA NË KARRIERË/ Haland parakalon Mesin dhe Ronaldon

Vetëm dy minuta lojë dhe Erling Haland shënoi emrin e tij në tabelën elektronike në “Allianz Arena”. Pas shtatë minutash dhe ishte sërish norvegjezi që mundi përsëri Nojerin. Askush nuk po u besonte syve, teksa 20-vjeçari po shkëlqente përballë rivalit të tij, Robert Levandovski.

Shifrat e Halandit flasin për një lojtar i cili ka bërë më mirë edhe se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Bomberi i verdhezinjve, me dygolëshin në klasike, ka arritur shifrën e 100 golave në 146 ndeshje si profesionist. Lionel Mesit iu deshën 210 ndeshje, ndërsa portugezit 301 ndeshje.

Kilië Mbape deshi 180 ndeshje për të shënuar 100 gola dhe Zlatan Ibrahimoviçit 245. Për Borusian, Haland shënoi golin e 45-të në 46 ndeshje zyrtare. Për Salcburgun, ai shënoi 29 gola në 27 takime dhe këtë ritëm ai vazhdoi ta ndiqte edhe në Dortmund.

Related posts

FUBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-presidenti i FSHF-së

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Pejiç bën goditjen e parë, Kukësi firmos me një sulmues kroat…

Delo.autor

Salah nuk e ka falë Ramosin, flet për herë të parë pas lëndimit në finale të Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment