Futboll La Liga Seria A Sport

BARCELONA KUNDËR JUVENTUS/ Ylli 50 milionë euro fut “në luftë” dy gjigandët

Kur flasim për Matthijs de Ligt, mbrojtësin holandez të Ajaxi-t, nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm 19 vjeç. Numri 4 i klubit holandez, ka lindur në 12 gusht të 1999 në Leiderdorp, një qytet me 27.000 banorë në Holandën perëndimore; ai filloi të luajë futboll me të rinjtë e FC Abcoud, kur ishte vetëm 7 vjeç dhe në 2009-ën u përzgjodh nga Ajax-i.

Pasi ju bashkua ekipit më të rëndësishëm holandez, Matthijs de Ligt, debutoi me skuadrën e parë të Ajax-it në shtator të 2016 kundër Emmen. I quajtur si “talenti i së ardhmes” në ekipin e moshave, ai tregoi aftësitë e tij si qendër mbrojtës edhe me skuadrën e parë. Ai u bë lojtari më i ri në historinë e klubit që ka luajtur në një finale europiane, në 2017, kur Ajax-i humbi 2-0 kundra Manchester United në Europa League.

Në ndeshjen kundra Bullgarisë, në mars të 2017 , në mungesë të Ron Vlaar, Stefan de Vrij, Jeffrey Bruma dhe Virgil van Dijk, ai u bë lojtari më i ri që nga viti 1931, qëka luajtur nga minuta e parë në një ndeshje të kombëtares holandeze.

Debutimin e tij në Champions League e bëri në raundin kualifikues të sezonit të 2017-18 kundër Nice dhe marsin e kaluar mori shiritin e kapitenit të Ajax-it. Renditet i 4 në listën e 50 lojtarëve të rinj më të mirë në botë.

Siç mund të parashikohet, për të interesohen klubet më të mëdha të Europës, por duket se në fund do të jetë një garë dyshe mes Barcelona-s dhe Juventus-it për të siguruar shërbimet e tij në fundin e këtij sezoni. Sipas mediave sportive ndërkombëtare, gjigantët e Spanjës dhe ata të Italisë janë vënë në lëvizje para rivalëve të tjerë

Related posts

E PABESUESHME NË IRLANDËN E VERIUT/ Gjuajtje me kokë nga afër mesfushës, goli i “ÇMENDUR” bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Unai Emery: Neymar do të luajë në ndeshjen e fundit të Ligue 1

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Tirana shkarkon trajnerin Ardian Mema

Delo.autor

Leave a Comment