Futboll Sport

Joao Mario: Nëse në fund të Kupës së Botës jam akoma lojtar i Inter-it, nuk do të paraqitem në stërvitje

Joao Mario deklaron nuk do të rikthehet tek Inter pasi nuk i pëlqen futbolli italian. Mesfushori portugez iu bashkua Zikaltërve për 45 mln euro në verën e 2016 nga Sporting, por në fazën e dytë të sezonit të fundit u huazua te West Ham në Premier League.

Nuk është akoma e qartë nëse Hammers do ta blejnë përfundimisht lojtarin, por 25-vjeçari nuk ka ndërmend të kthehet në Itali.

“Nuk dua ta provoj përsëri,” shprehet Joao Mario për Gazzetta dello Sport.

“Nuk kam motivimin e duhur, është një eksperiencë që ka marrë fund.

“Nuk jam i inatosur. Por nuk dua të rikthehem. Po tregohem i sinqertë. Kur mbërrita kisha motivimin e duhur, por tani nuk e kam më. Kisha shumë konfuzion kur mbërrita. Për blerje të reja si unë dhe Gabigol ishte e vështirë të ambientoheshim.

“Kush e ka fajin? Të gjithë dhe askush. Mbase futbolli italian nuk është për mua. Do të ishte e kotë të shkoja në Appiano Gentile pas Kupës së Botës, edhe pse kam një kontratë deri në 2021.

“Shpresoj të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur, mbase edhe përpara botërorit.”

Related posts

Rekord absolut, 99.6% e islandezëve ndoqën ndeshjen e kombëtares së tyre ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

Tetë transferimet e mëdha të verës, Ancelotti, Low, Hazard, Bale, Lewandowski… (FOTO)

Q.Autor

PROJEKTI AMBICIOZ/ Rijkaard pranë rikthimit të bujshëm tek Milani

Isa.Autor

Leave a Comment