Futboll La Liga

Real-PSG, madrilenët do të kenë një avantazh prej 180 minutash

Eliminimi nga Kupa e Mbretit ka qenë një goditje e rëndë për Real Madrid, veçanërisht kur mendon se madrilenët janë edhe jashtë luftës për titull në kampionat. Megjithatë, ai eliminim do të ketë diçka pozitive që mund të rezultojë vendimtare në përballjen e dyfishtë të Champions League kundër Paris Saint-Germain në Champions League.

Në fakt, “Los Blancos” do të luajnë gjysmën e ndeshjeve në krahasim më rivalët francezë. Para ndeshjes së parë me PSG, lojtarët e Zidane do të luajnë në kampionat kundër Levante dhe Real Sociedad, ndërsa ekipi i Unai Emery do të luajë në Kupën e Ligës së Francës kundër Rennes, kundër Lille në kampionat, kundër Sochaux në Kupën e Francës dhe kundër Toulouse në Ligue 1.

Kështu, Paris do të jetë në fushë për 360 minuta, ndërsa Real-i për 180. Mënyra sesi Emery do t’i menaxhojë këto minuta mund të rezultojë vendimtare para sfidës së parë, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” 14 shkurtin e ardhshëm.

Related posts

“ISHTE TEST I VËSHTIRË”/ Spalletti: U ndodh të gjithëve, por mbase më shumë i ndodh Inter-it

F.autor

Zhbllokohen shifrat në “Elbasan Arena”, Tirana ndëshkon Kastriotin (VIDEO)

Sadik.Autor

TUR FORCE PËR INTERIN/ Zikaltrit kanë në dorë fatet për të kompletuar “tripletën”

F.autor

Leave a Comment