Të tjera

10 javë nga starti, Shqipëria lë pa ‘shtëpi’ Kampionatin Europian

Pas deklarimit të pamundësisë së Shqipërisë për të organizuar Kampionatin Europian të Peshëngritjes, Federata Europiane e këtij sporti është kapur e papërgatitur dhe tashmë i duhet të luftojë me kohën, për të gjetur një tjetër ‘shtëpi’, për të zhvilluar eventin.

Dorëheqja e Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, pro edhe e Bordit Ekzekutiv, për shkak të skandalit të dopingut, ka bërë që Shqipëria të ketë të pamundur organizimin e eventit, pasi praktikisht tani Federata nuk ekziston më, deri në riorganizim.

“Ka pasur një presion shumë të fortë nga publiku dhe media në Shqipëri, që u pasua me dorëheqjen e të gjithëve. Tani Shqipëria nuk ka një federatë peshëngritjeje dhe askush nuk mund të merret me organizimin e kampionatit Europian. Kjo ishte një surprizë e pakëndshme për Federatën Europiane të Peshëngritjes dhe federatat anëtare të saj”, u shpreh Hasan Akkus, Sekretar i Përgjithshëm pranë Federatës Europiane të Peshëngritjes.

10 javë nga fillimi i kampionatit, i planifikuar të zhvillohet më 26 Mars-01 Prill, Rumania dhe Gjeorgjia shikohen si të vetmet vende që mund të mirëpresin këtë event, ndonëse koha është shumë e limituar.

“Është thuajse e pamundur që ne të organizohemi në kaq pak kohë, por nëse mund ta ndihmojmë Federatën Europiane të Peshëngritjes, do të tentojmë. Është situatë alarmante. Nga informacionet e mia, disa Federata kanë prerë edhe biletat e udhëtimit për në Tiranë”, u shpreh Alex Padure, President i Federatës së Peshëngritjes në Rumani.

Kujtojmë që dorëheqjet në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes erdhën pas lajmit se Romela Begaj rezultoi pozitive me substancën Stanozolol, pas Botërorit të Anaheimit.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton në “pole position” në Mugello, i dyti Bottas. Leclerc siguron vendin e pestë

Delo.autor

RALLY DAKAR 2020/ Incident i frikshëm për pilotin Alonso, makina përmbyset dy herë në shkretëtirë (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Yamaha zbulon sekretet: Kujtuam se Rossi do të garonte në “Formula 1”, prandaj…

Delo.autor

Leave a Comment