Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Lojtari i Juventus transferohet për 50 milionë euro në Premier tek…

Është thuajse e kryer, Zhoao Kanselo, mbrojtësi i krahut të djathtë te Juventusi, do të kalojë te Mançester Siti.

zhoao kanselo

“Zonja” jep lojtarin tek anglezët për një shifër prej 50 milionë eurosh, plus 10 milionë, që do i shkojnë Valencias.

“Sport Mediaset”, raporton se ishte folur dhe për një operacion prej 40 milionë eurosh, plus Danilon, por çdo gjë do të mbyllet vetëm me para.

Juventusi bën kështu një shitje të suksesshme, pasi lojtari u ble verën e shkuar për 40 milionë euro nga Valencia dhe pas një sezoni shitet 10 milionë euro më shumë .

Kanselo luajti gjithsej 34 ndeshje, 25 prej tyre ishin në kampionat dhe shënoi një gol duke dhuruar gjithashtu 8 asist.

Related posts

FITORJA E LIGËS SË KOMBEVE/ Dhurata tepër e shtrenjtë e Ronaldos për shokët e skuadrës

F.autor

10-VJETORI I PRANIMIT NË FIFA/ Gallapeni: Kosova vend i vogël, por ka pasion

F.autor

TIRANA-LAÇ/ Mazrekaj nuk i beson syve, Hoxhallari ndal topin mbi vijën fatale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment