Shqipëri

Rraklli: Futbollistët po shfrytëzohen dhe detyrohen për fushatë

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së kanë përfshirë në mënyrë të papritur edhe futbollistë të Kombëtares.

Brenda pak kohe dhe si me telekomandë, disa prej tyre kanë postuar statuse në mbështetje të Armand Dukës. Ish-sulmuesi i Shqipërisë (64 ndeshje, 11 gola), Altin Rraklli, e sheh këtë situatë si një shfrytëzim që u bëhet atyre.

Në një prononcim për “Vipsport.al” ai deklaroi: “Më vjen keq kur i shikoj futbollistët e Kombëtares, që të përdoren për fushatë. Ata e fitojnë respektin dhe vendin në ekipin përfaqësues me sakrifica dhe djersë.

Arrijnë çdo gjë me meritën e tyre dhe asnjë president i Federatës, as mund t’ua heqë dhe as mund t’ua përmirësojë karrierën.Kur shikoj se si komentojnë, më duket më tepër se janë të detyruar. Sinqerisht më vjen keq që i shfrytëzojnë, ose i detyrojnë”, – deklaroi Rraklli.

Sa i përket zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, ai deklaroi: “Kemi shumë gjëra për të përmirësuar në futboll. Si në çdo fushë të jetës. Por, siç e thashë edhe më parë, nuk dua që opinioni im të përdoret si fushatë. Mos i përdorni lojtarët”.

Related posts

GOL DHE ASISIT NË KUPË/ Sulmuesi Muriqi udhëheq Fenerbahçen në Turqi (VIDEO)

Delo.autor

Partizani feston ‘ditëlindjen’, 72 vjet histori në futbollin shqiptar

Q.Autor

ÇMIMET E BILETAVE TË KOMBËTARES/ Zyrtari i FSHF-së: Futbolli nuk është për hallexhinj…

Delo.autor

Leave a Comment