Futboll Seria A

Mirabelli bën shkëmbimin e ‘çmendur’, kjo lëvizje do t’i gëzojë pa masë tifozët e Milan

Milan po shfrytëzon të gjitha mundësitë e mundshme për të bërë një transferim të vlefshëm në merkaton e janarit, i cili do të ndryshonte rendimentin e skuadrës.

Mirabelli deklaroi më herët se Milani nuk do të ishte aktiv në merkato, pasi vetëm do të shiste lojtarët të cilët nuk ishin më në planet e ekipit.

Por mesa duket gjasat janë që nuk do të jetë kështu. Sipas mediave italiane, Mirabelli dhe Fassone kanë planifikuar një shkëmbim të cmendur, duke ofruar Kalinic tek skuadra kineze e Tianjin Quanjian dhe afrimin  e Patos në ‘San Siro’, raporton Alpenews.

Pato po kalon një formë mjaft të mirë në Kinë, dhe kjo ka qenë shtysa e Mirabellit për të larguar Kalinic, i cili nuk po i justifikon 25 milionë eurot e shpenzuara për të.

Nga ana tjetër kjo lëvizje do të shkaktonte edhe entuziazëm tek tifozët kuqezinj, të cilët sapo ka dalë lajmi kanë shprehur pëlqimin e tyre për këtë shkëmbim. /AlpeNews.al/

Related posts

“MË NGACMOJNË ME MESAZHE PRIVATE”/ Tifozja seksi zbulon emrat e futbollistëve që i shkruajnë

F.autor

SKANDAL NË ITALI/ Torino i hap portën, skuadra e Veselit realizon dy gola të dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

Ndodh edhe kjo/ Anglia paralajmëron tifozët: Kujdes nga prostitutat ruse

Sadik.Autor

Leave a Comment