Kategoria Superiore Shqipëri

Skendërbeu hyen “tersin”, arrin të gjejë “rrugën” e fitores

Skënderbeu i ka dhënë fund rezultateve negative në miqësore, teksa ditën e sotme ka arritur të triumfojë, duke mposhtur me rezultatin 2-1, kazakët e Aktobes.

Pas 2 humbjesh dhe 1 barazimi, korçarët arritën të thyenin tersin, në përgatitjet që janë duke zhvilluar në Antalia.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e bardhekuqve. Ishte pikërisht ish-mesfushori i Partizanit, ai që kaloi në avantazh skuadrën e Dajës, duke gjetur golin e parë personal me fanellën e Skënderbeut.

Në pjesën e dytë, Aktobe arriti të barazojë rezultatin, me Kakimov. Për golin e fitores mendoi Demte, në minutën e 81-të.

Ky ishte takimi i fundit miqësor në Antalia për skuadrën e Skënderbeut. Kujtojmë që kundërshtarët e Aktobes, nuk janë në lartësinë e korçarëve, pasi në kampionat mbajnë vendin e 9-të, 3 pikë larg zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Related posts

FUTBOLLI KTHEHET I PËRULUR PËR VIKTIMAT E TËRMETIT/ Një minutë heshtje dhe shiritin e zi në krah

Delo.autor

ZYRTARE/ Egnatia godet në merkato, kapiteni i Shkupit firmos me rrogozhinasit

Delo.autor

SHQIPONJA FLUTURON SËRISH/ Pas largimit të Panuccit, Kombëtarja rikthehet tek fitorja

Delo.autor

Leave a Comment