Basketball Të tjera

Boston dominon në Lindje, Miami triumfon ndaj Dallas

Boston rikthehet te fitorja pas fitores 111-110 ndaj Denver në fushën e këtij të fundit, duke qëndruar në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Fitore e vështië e Celtics, që edhje pse u shkëputën 20 pikë në mesin e ndeshjes, në fund rrezikuan humbjen. Një tjetër ndeshje e mirë e Irving, autor i 27 pikëve, mbështetur edhe nga Tatum me 20, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e 11 rebaund të Jokic. Fiton edhe Miami, 95-88 ndaj Dallas, me miqtë që konsolidojnë pozitat në vendin e katërt në Lindje, duke siguruar një vend në play off. Mirë u paraqit Whiteside, i cili realizoi 25 pikë e 14 rebaund, duke qenë më i miri për skuadrën nga Florida.

Nga ndeshja Lakers-Clippers

Indiana, falë 25 pikëve të Oladipo dhe 22 të Turner mundi 105-96 ndaj Charlotte, duke korrur suksesin e 29-të sezonal dhe qëndron në vendin e shtatë në Lindje, ndërsa Atlanta mposhti 105-100 Minnesota në sekondat e fundit, në një ndeshje emocionuese. Bazemore realizoi 22 pikë, duke fituar duelin e me Butler, që realizoi 24 pikë, por që mbetën për statistikë. Memphis mposhti 120-109 Phoenix, ndeshje e dopminuar nga ekipi vendës, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Evans 27 pikë). Milwaukee, falë 31 pikëve e 18 rebaund të Antetokounmpo, mundi 107-95 Philadelphia, ndeshje e dominuar nga vendasit.

REZULTATET E SOTME

Indiana – Charlotte, 105-96

Atlanta – Minnesota, 105-100

Memphis – Phoenix, 120-109

Milwaukee – Philadelphia, 107-95

Dallas – Miami, 88-95

Denver – Boston, 110-111

Related posts

Dario Cologna bën histori, fiton tri herë rresht të njëjtën garë të Lojërave Dimërore

Q.Autor

LËSHON DEKLARATËN E FORTË/ McGregor: I mposht të gjithë llafazanët dhe rikthehem aty ku më takon

Delo.autor

Tirana mirëpriti 1000 sportistë për Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-s

Sadik.Autor

Leave a Comment