Futboll Seria A Sport

DIVORC ME MILANIN/ Vëllai i Higuain replikë agjentit

Masimo Brambati është një menaxher, i cili disa ditë më parë teksa ishte i ftuar në një emision rrëfeu se ishte fqinj me vëllain e Higuainit, i cili i kishte thënë se Gonzalo nuk ndihej mirë te Milani. E menjëhershme ka qenë replika e vëllait të futbollistit, i cili në profilin e tij personal në “Twitter” ka sqaruar:

“Më vjen keq z. Brambati, por kurrë nuk jemi parë me njëri-tjetrin e aq më pak të jemi njohur, ndaj mos thuaj gënjeshtra mbi vëllain tim dhe mua. Faleminderit!” Brambati ka reaguar menjëherë dhe nëpërmjet një telefonate në një emision radiofonik ku ka thënë: “Ishte një menaxher e njëkohësisht mik i ngushtë i imi që më besoi lajmin në lidhje me gatishmërinë e Higuainit për t’u larguar nga Milani. Lajmi vjen nga Dubai, nga një kontakt i cili po në Dubai ka takuar Nikolan, vëllain e Higuainit, gjatë një ndeshjeje futbolli. Mediat i kanë keqraportuar fjalët e mia, megjithatë të dielën do të flas përsëri për të saktësuar gjithçka kam thënë. Nikola Higuain duhet të jetë më i kujdesshëm kur flet për vëllain e tij. Gonzalo duhet të menaxhohet me kujdes dhe vëmendje”.

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Polonia kundër FIFA-s për Rusinë: Vendim qesharak, i kemi dërguar letër federatave…

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” me sytë te talenti shqiptar i Empolit

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ PSG-ja merr vendimin për trajnerin Tuchel, ja sa e zgjat kontratën

Delo.autor

Leave a Comment