Kategoria Superiore Shqipëri

Telushi: Jam i lumtur që jam pjesë e Partizanit

Pas një eksperience të shkurtër në kampionatin kroat, Bruno Telushi u rikthye në Superiore në muajin Dhjetor, duke qenë edhe afrimi i parë i merkatos për Partizanin.

Mesfushori vlonjat ishte një nga futbollistët e kërkuar me ngulm nga Starova dhe aktualisht është duke u stërvitur me skuadrën në fazën përgatitore të Antalias. Telushi rrëfen se është i lumtur që është rikthyer në Superiore dhe për më tepër, që do të luajë me Partizanin.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Kategorinë Superiore dhe që do të jem pjesë e Partizanit, që më bindi me projektin e tij. Të kuqtë më kanë kërkuar edhe më herët, por vetëm tani u bë i mundur transferimi im këtu. Do të më duhet pak kohë për t’u përshtatur, por besoj se shumë shpejt do të jem në maksimumin tim për të ndihmuar ekipin”, u shpreh Telushi.

Related posts

TERREN I RI SPORTIV/ RAMA nuk e harron premtimin për Vlorën: Gati projekti për impiantin sportiv

Isa.Autor

KASTRIOTI-PARTIZANI/ Penallti për “Demat”, e pabesueshme çfarë bën Dejvi Bregu (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kastrioti, Nis pjesa e dytë e mbijetesës

Delo.autor

Leave a Comment