Basketball Të tjera

Durant si Jordan: Dua të bëhem pronar i një skuadre në NBA

Duhen ende shumë vite që Kevin Durant të lërë sportin e absketbollit si lojtar dhe të nisë atë si drejtues. Por ylli i skuadrës së Golden State Warriors, ka gati idetë se çfarë do të bëjë në jetën e tij pasi të varë “këpucët në gozhdë”. Durant ka deklaruar sot, pak orë para duelit të madh me Cavaliers, se synon të bëhet pronar i një skuadre në NBA, ashtu si Michael Jordan, që është pronar i Charlotte Bobcats.

Durant, së bnashku me ortakun e tij në biznes, Rich Kleiman, kohët e fundit kanë patur mjaft takime me pronarët aktuale të NBA dhe shoqëri të tjera, për të kuptuar se si funksionon dhe se çfarë duhet bërë që kjo ëndërr e tij të realizohet.

“Pasi të tërhiqem, ëndrra ime është të jem një nga të paktët afro-amerikanë që është pronar i një skuadre në NBA. Nuk e di nëse do t’ia dal mbanë, por do të përpiqem”, ka thënë Kevin Durant.

Related posts

NBA/ Golden State mposht edhe Clippers, Miami “leksion” kampionëve të Bucks

Delo.autor

Pamje nga vendi ku ndërroi jetë basketbollisti i Kosovës, Gazmend Sianani (FOTO)

Isa.Autor

MADHËSHTOR/ Tenisti Hurkacz triumfon në Majemi, korr suksesin e parë në një turne Masters

Delo.autor

Leave a Comment