Kategoria Superiore Shqipëri

Tirana gjen mbrojtës, në Turqi “zbarkon” Ristevski

Zbulohet emri i mbrojtësit që kishte “rezervuar” Tirana. Pas Afrikës, bardheblutë këtë herë e kanë kthyer vëmendjen në rajon. Të kushtëzuar prej numrit të të huajve (momentalisht kanë 6 të tillë dhe në fushë lejohen vetëm 4), drejtuesit kanë zhvendosur merkaton në Maqedoni.

Sikundër edhe dihet, lojtarët që vijnë nga ky vend, edhe pse nuk kanë pasaporta shqiptare, nuk quhen “ekstrakomunitarë”. Ndaj kryeqytetasit e kanë parë të udhës që të përforcohen nga kampionati i vendit fqinj, pasi kjo është forma e vetme që të mos limitohen nga rregulli i FSHF-së.

Afrimi më i ri është Ristevski. Të shumtë janë ata që mund ta kenë të dëgjuar si emër, megjithatë këtë herë nuk bëhet fjalë për Kiren (ish-mbrojtësin e majtë të Tiranës dhe Kombëtares së Maqedonisë), por për Aleksandar. Ky i fundit është 25-vjeç dhe prej ditës së djeshme i është bashkuar bardhebluve në Antalia.

ristevski1

Sigurisht që nuk mund të flitet ende për firmë, pasi fillimisht ai do të vëzhgohet nga stafi teknik dhe vetëm nëse Ze Maria jep OK-in, drejtuesit do të nisin negociatat për një kontratë të mundshme.

E thënë ndryshe, afro 5 ditë kohë ka mbrojtësi i qendrës për të “joshur” Tiranën. Lojtari në fjalë ka një karrierë të pasur, paçka se kurrë nuk është larguar nga Maqedonia.

fg

Duhet theksuar se vjen nga ekipi i Pobedas dhe si titullar i padiskutueshëm. Pobeda është një klub me traditë në Maqedoni, edhe pse i dënuar vite më parë për trukim.

Aktualisht kjo skuadër renditet e 7- ta në tabelë, ndërsa Ristevski vjen pas 14 ndeshjesh të luajtura dhe plot 1260 minutash në fushë. Më herët ka qenë pjesë e Pelisterit, Metalurgut, Shkupit dhe Mlladost CD.

Nëse maqedonasi firmos për pjesën e mbetur të sezonit, alternativat për qendrën e mbrojtjes te Tirana do të shtoheshin ndjeshëm. Aktualisht janë Turtulli, Cake e Bishaj dhe vetëm sot pritet që të vijë edhe keniani Musa Muhamed.

Related posts

Ylli në ngjitje i PARTIZANIT/ Shoku i skuadrës “ngre në qiell” Esat MALËN (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Shkëndija godet në merkato, transferon mesfushorin e Kombëtares…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ka luajtur në kampionatet elitare të Europës, drejt firmës me Vllazninë mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment