Të tjera

Tyson Fury do të marrë licensën vetëm pasi të kalojë testet mjekësore

Këshilli Britanik i Boksit ka deklaruar sot se është gati t’i japë sërish licensën për boksim Tyson Fury vetëm pasi ky i fundit të ketë kaluar testet mjekësore.

Ish-kampionit të botës në peshat e rënda iu hoq licensa në tetor të vitit 2016, pasi doli pozitiv me kokainë, të cilën boksieri deklaroi se e merrte për shkak të depresionit. Më pas, ai dorëzoi edhe titujt kampionë bote, duke i nxjerrë ato vakant, ndërkohë që nuk ngjitet në ring që prej nëntorit të 2-015-ës, kur mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Wladimir Klitschko dhe i mori titujt kampionë bote.

Fury konfirmoi javën e kaluar se kishte aplikuar zyrtarisht pranë Këshillit Britanik të Boksit për të rimarrë licensën, pasi arriti edhe një marrëveshje me antidopingun britanik.

Por Këshilli Britanik i Boksit është treguar më i rreptë, duke i kërkuar boksierit të kalojë disa teste mjekësore, që është rikuperuar fizikisht e psikologjikisht. “Në përfundim të takimit që patëm sot me boksierin Tyson Fury, vendosëm që dhënia e licensës për boksim do të jepet pasi sportisti të marrë një vërtetim mjekësor që është gati për t’u rikthyer në ring”, thuhet në komunikatën e Këshillit Britanik të Boksit.

Related posts

Tjetër humbje në Europian, Lituania shpartallon me 58 pikë kombëtaren kuqezi

Q.Autor

Romela Begaj pozitive me doping edhe në testin B. Konferencë për shtyp në orën 11:30

Q.Autor

PËLHURË E BARDHË NË PEKIN/ Gati bora artificiale për Olimpiadën në rast se ngrihen temperaturat

Delo.autor

Leave a Comment