Sport Të tjera

FORMULA 2/ Operacion deri në orën 3 të mëngjesit, mjekët bëjnë mrekullinë me pilotin… (FOTO)

U mbyll në mënyrë tragjike gara e Belgjikës në Formula 2. Piloti Anthoine Hubert ka ndërruar jetë pas atij aksidenti në pistën e Radillon.

Piloti 22-vjeçar u përplas me makinën e Juan Manuel Correa, që më parë ishte përplasur me muret mbrojtëse.

Ky i fundit  i shpëtoi vdekjes edhe pse mori dëmtime të shumta. Pasojat ishin fraktura në të dyja këmbët dhe një shembje në kollonën vertebrale.

Image

Correa u transportua me urgjencë në spitalin CHU të Liezhit, ku iu nënshtrua menjëherë operacionit, në të dyja këmbët.

Mjekët bënë një mrekulli, duke ia shpëtuar të dyja, pasi piloti rrezikonte të humbiste përdorimin e tyre përgjithnjë dhe të paralizohej.

Image

Operacioni që nisi gjatë mbrëmjes ka përfunduar në orën 3 të mëngjesit dhe pati rezultat pozitiv. Gjithsesi, spitali njofton se piloti ndodhet ende në terapi intensive pas operacionit.

Related posts

E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)

Delo.autor

Newcastle shokon Chelsean, Dwight Gayle shënon golin e parë ndaj “londinezve” (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ MESSI zgjedh zëvendësuesin e DEMBELE, Barça do të ketë një treshe të frikshme

Isa.Autor

Leave a Comment