Futboll Sport

MESSI FTOHET NË STADIUM “MARACANA”/ Brazili dëshiron që ylli botëror i futbollit të lërë gjurmë në “Walk of Fame” në krah të Pele dhe “Fenomenit”

Fituesi i Kupës së Botës dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është ftuar të lërë gjurmët e tij në stadiumin “Maracana” të Brazilit, konkretisht në “Walk of Fame” të stadiumit ikonik, siç njofton Mbikëqyrja Sportive e Rio de Zhaneiros.

Kjo ishte ftesa e dytë nga organi publik që drejton stadiumin për Messin, pasi e para kishte ardhur në vitin 2021 kur “Albiceleste” fitoi për herë të parë Kupën e Amerikës.

“Messi tashmë e ka dëshmuar vlerën e tij brenda dhe jashtë fushës. Ai është një lojtar që ka qenë në nivelin më të lartë në historinë e futbollit prej vitesh”, tha presidenti Adriano Santos, në një letër dërguar kapitenit të Argjentinës, nëpërjet Federatës Argjentinase të Futbollit.

“Dhe asgjë nuk mund të ishte më e përshtatshme se sa t’i bësh haraç atij dhe Marakanës. Në fund të fundit, Messi është gjeniu i topit.”

Stadiumi historik “Maracana” ka pritur dy finale të Kupës së Botës, në 1950 dhe 2014, dhe pa Messin dhe ekipin e tij të bëhen kampionë të Kupës së Amerikës në 2021 duke mposhtur Brazilin 1-0.

Gjurmët e Messit në “Maracana Ëalk of Fame” do të qëndrojnë përkrah të mëdhenjve brazilianë si Pele, Garrincha, Rivalino dhe Ronaldo si dhe futbollistë të tjerë të njohur botërorë si Figueroa i Kilit, Petkoviç i Serbisë, Eusebio i Portugalisë, uruguaiani Ambreu dhe gjermani Beckenbauer

Related posts

DERBI MILANEZ/ “Kuqezinjtë” kanë shancet të thyejë mallkimin 3-vjeçar, ja rezultatet e fundit

Delo.autor

“15 GOLA NË 6 NDESHJE”/ Lukaku gjen arsyen pse nuk po shënon më si…

Isa.Autor

FENOMENAL/ Barcelona-Girona: MESSI gati të thyejë një tjetër REKORD personal

Isa.Autor

Leave a Comment