Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Ardian Mema: Normalisht fitorja të gëzon, ekipi ka shfaqur…

Fitore mes loësh gëzimi ishte kjo e të premtes për Tiranën dhe veçanërisht për trajnerin bardheblu Ardian Mema, tashmë në drejtimin e bardhebluve triumfoi përballë ish-skuadrës së tij Skënderbeut, me rezultatin 1-2. Një fitore në Korçë të cilën Tirana nuk e shijonte prej 5 vitesh.

“Më gëzoi, normalisht fitorja të gëzon. Me momentin që po kalon Tirana, pikët janë shumë të rëndësishme. Një trajneri i duhet koha e tij për të shpalosur përqasjen e tij. Ekipi ka shfaqur rritje, edhe pse sot shfaqëm oshilacione. Skënderbeu pati disa momente që na vuri në vështirësi. Të them të drejtën se kishte momente që nuk e prisja fitoren. Pastaj Skënderbeu na lejoi që të imponohemi”, u shpreh tekniku bardheblu.

“Ekipi ka nisur të shprehet gjatë lojës. Pak a shumë mund të jenë tabllo të ngjashme me atë të realizuar ndaj Kukësit. Ishte manovër e jona që ta godasim kundërshtarin në kundërsulm. Patëm edhe dy mundësi të tjera për të shënuar, por nuk u finalizuam. Ky është futbolli dhe priten që të mos realizohet çdo gjë plotësisht”, komentoi Mema

“Në momentin e golit të fitores kam përjetuar një emocion të veçantë, sa për golin e realizuar, po aq për fitoren, por edhe për faktin që në të kaluarën kam qenë pjesë e skuadrës së Skënderbeut. Tani jemi bërë si shumë qaramanë. Kam qarë shumë në humbje, tani po qaj në fitore. Tifozët i përshëndes dhe uroj që kjo fitore e këto pikë të na shërbejnë për derbin”, deklaroi trajneri i Tiranës, Ardian Mema.

Related posts

SKËNDERBEU NIS PËRGATITJET/ Korçarët nën drejtimin e Memellit, ja afrimet e reja që iu bashkuan ekipit…

Delo.autor

Triumfi i Francës, një “homazh” edhe për Afrikën. Lojtarët kryesorë të “gjelave” kanë rrënjë afrikane

Sadik.Autor

Francë-Argjentinë/ Barazohet ndeshja, Pavard shënon për “gjelat” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment