Formula 1 Të tjera

Vettel: Nisi një vit vendimtar për mua dhe Ferrarin

Sebastian Vettel kërkon të fitojë titullin e parë kampion botë në Formula 1 me makinën Ferrari dhe pas 3 sezonesh me luhatje, piloti gjerman kërkon të tregojë se është ende në nivelet e dikurshme, kur triumfonte me Red Bull.

Viti 2017 mund ta rikthente Vettel kampion bote, pas një pjese të parë të sezonit të dominuar nga “kokëkuqja”, por gabimet në pjesën e dytë shkatërruan ëndrrat e planet e makinës taliane. Ndaj për Vettel ky do të jetë sezoni vendimtar për të me makinën italiane, pasi në rast se dështon sërish dhe përsërit të njëjtat gabime, atëherë aim und të mos pilotojë më Ferrarin.

Për këtë gjë është i vetëdijshëm edhe Vettel, që kërkon maksimumin nga vetja, për të lënë jashtë piste emocionet dhe të jetë sa më agresiv në pistë. “Ky sezon do të jetë mjaft i rëndësishëm për mua, pasi ky mund të jetë shansi i fundit për të kapur titullin me Ferrarin. Edhe vjet mund t’ia kishim dalë mbanë, por gabuam të gjithë dhe në fund e pësuam keq.

Këto gabime janë bërë leksion për të ardhmen, ndaj duhet të japim më të mirën, të gjithë, në fabrikë, në bokse dhe në pistë. Ky është vit vendimtar, ndaj duhet të mos dështojmë, por të bëjmë realitet ëndrrën e shumë tifozëve tanë”, tha Vettel për të përditshmen “Bild”.

Related posts

PESHËNGRITJE/ Shqipëria në Botëror, Veli garon e para: Futem për medalje

Delo.autor

VIDEO SKANDALI/ Djokovic me shokë këndojnë këngë nacionaliste: T’i Kosovë…

F.autor

Nadal triumfon në Barcelonë, ruan kryesimin

Sadik.Autor

Leave a Comment