Futboll Premier League

Wenger: Sot vendoset gjithçka për Aubameyang dhe Giroud

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se klubit londinez do t’i duhet të presë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Olivier Giroud dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Giroud mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit për “Topçinjtë” mbrëmë kundër Swansea pasi transferimi i tij në Chelsea sa vjen e bëhet realitet, me Aubameyangun që pritet ta kompletojë kalimin në Arsenal nga Borussia Dortmundi, transmeton Express.

“Ka mundësi. Gjithçka do të vendoset nesër në mëngjes [mërkurën]”, ka Wenger mbrëmë për Sky Sports.

“Do t’ju informojmë sapo gjërat të bëhen më të qarta”, ka shtuar ai.

Related posts

Menaxheri i mbrojtësit/“Largim nga Milani nuk është diskutuar fare pasi trajner është Gattuso!”

Sadik.Autor

PAMJET/ Agueros i ndodh e papritura drejt udhëtimit në Katar, tifozët brazilianë e “bezdisin” në avion me…

F.autor

SHTYHET RIKTHIMI I BROJËS/ Sylvinho jep “alarmin”, në dyshim edhe Gjimshiti

F.autor

Leave a Comment