Futboll Premier League

MERKATO/ Chelsea synon Dembelen si zëvendësues të Hazardit

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea ka bërë hetimet paraprake me Barcelonën për talentin francez, Ousmane Dembele.

Pavarësisht se talenti francez u transferua vetëm në verë te Barcelona nga Borussia Dortmund, lëndimi e ka penalizuar të luaj me Blaugranët.

Megjithatë, ofertat në drejtim të tij thuhet se nuk mungojnë dhe Dembele gjendet në radarin e skuadrave të njohura evropiane.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Blutë e Londrës kanë lëvizur në drejtimin për të marr talentin francez nga duart e katalunasve.

Dembele, shihet si zëvendësuesi ideal i Hazardit (Getty Images)

Ky medium raporton se Chelsea dhe Antonio Conte e shohin Dembelen si zëvendësim perfekt për belgun Eden Hazard.

Klubi anglez janë të etur për të mos e humbasin yllin e tyre belg dhe janë të gatshëm të paguajnë shifra të larta për të mos i refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re.

Real Madridi janë duke përgatitur një ofertë masive për Hazardin këtë verë – me ndërmjetësuesit dhe agjentët që paralajmëruan Chelsean për planet e tyre.

Në reagim ndaj kësaj, Chelsea ka regjistruar interesimin e tyre me Barcën për Dembelen, i cili kushtoi plot 105 milionë euro.

Related posts

ZBULOHET ARSYEJA E LARGIMIT TË ZIDANIT NGA REALI/ Ja çfarë i propozoi Perez

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale, Skënderbeu mposht Dinamon me dy gola

F.autor

“TË JAPIM MANAJN PËR LAUTARON”/ futbollisti i Kombëtares përfundon në shkrimin e medias spanjolle: Është sulmuesi më i mirë në Europë

Delo.autor

Leave a Comment