Futboll Seria A Sport

SFIDA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Befason Gatusso: Shoqëria nuk më ka kërkuar Championsin me….

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo është paraqitur përpara mediave në kuadër të takimit të ditën e nesërme që do të luajë kundër Spalit. Kjo ndeshje mund të vlejë gjithë sezonin, por edhe të ardhmen e teknikut, pasi luhet për një vend në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë shpresojnë që Interi ose Atalanta të ndalen ndeshjet e tyre respektive. “Kam një zyrë të mbushur me letra. Trajnimi i Milanit është një ëndërr për mua dhe shpresoj të vazhdojë”, ishin fjalët e para të teknikut.

Arritja e vendit të katërt është një objektiv që duhet arritur, por Gatuzo ka befasuar. “Shoqëria nuk më ka kërkuar kurrë të shkoj në Ligën e Kampionëve me detyrim. Më ka thënë të provoj dhe po përpiqemi deri në ditën e fundit. Nuk duehet të flasim për mua sot, pas ndeshjes me Spalin do të flasim për gjithçka. Nuk duhet të mendojmë për të tjerët, duhet të luajmë ndeshjen tonë. Për mua nuk duket sikur ka 1 vit që jam këtu, nga stresi më duket sikur kanë kaluar 10 vite.”, u shpreh ndër të tjera tekniku.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Kumbulla dhe Rrahmani në karantinë, ja gjendja shëndetësore të stafit dhe lojtarëve

Delo.autor

Zidane: Të gjithë jemi përgjegjës për formën e dobët të Real Madridit, s’dua përforcime

Q.Autor

CHAMPIONS/ Bayern kthehet në finale pas 7 vitesh! Likuidon hirushen e bukur Lyon

Delo.autor

Leave a Comment