Të tjera

Akili uron për Pavarësi: Jam krenar që ngrita flamurin e Kosovës në Paris

Xhudisti kosovar, Akil Gjaka, ka uruar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Gjakova e fitoi medaljen e artë në grand slamin e Parisit në fillim të këtij muaji, duke u bërë xhudisti i parë kosovar në kategorinë e meshkujve që e arrinë këtë veçori, transmeton Express.

Ai thotë të jetë shumë krenar që e ka ngritur flamurin e Kosovës në kryeqytetin francez në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Medalja, ka thënë ai, është dhuratë për këtë festë.

“Urime ditëlindja Kosovë. Krenar që arrita ta ngrit flamurin e Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë. Në video momentet më të bukura të fitores sime në Grand Slamin e Parisit, dhuratë për shtetin tim, Kosovën”, ka shkruar Gjakova në Facebook.

Related posts

E KISHTE VESHUR NË VITIN 1982/ Në SHBA shitet fanella e Michael Jordan me shifrën rekord prej…

Delo.autor

FORMULA 1/ Shokon piloti Hamilton: Nuk kisha asnjë mbështetje, kam vuajtur shumë nga…

Delo.autor

AKUZAT PËR PROGANDA POLITIKE/ Refuzoi të duelojë ndaj rivalit izraelit në Olimpiadë, pezullohet 10 vjet

Delo.autor

Leave a Comment