Futboll Shqipëri Sport

Shakohoxha “TËRBOHET” me GAZETARËT në transmetim LIVE: PABUKSA që nuk keni LEKË për…

Dritan Shakohoxha, ndërsa ka qenë duke komentuar ndeshjen Partizani-Teuta në Super Sport, në mënyrë të papritur dhe pa asnjë lidhje me ndeshjen, ka sulmuar gazetarët.

Ai i ka konsideruar ata si pabuksa, që nuk kanë treqind lekë për të shkuar të shohin një ndeshje.

“Të vjen keq që gazetarët kërkojnë akreditim për të kursyer lekët e biletës.

Kjo nuk është e ndershme.

Ata duhet ta blejnë biletën si gjithë të tjerët në stadium dhe jo të kërkojnë akreditim, siç ndodhi në derbi.

Vijnë gazetarë kronike dhe të sociales dhe kërkojnë akreditim”, tha Shakohoxha, që në fakt ishte duke komentuar ndeshjen Partizani-Teuta dhe kjo ndërhyrje nuk kishte asnjë kuptim.

Ndoshta e ka porositur dikush ta thotë këtë, por vetë Shakohoxha është akuzuar nga gazetarët e sportit, se shiste bileta kur luante Kombëtarja.

Related posts

NJERIU I MOMENTIT TEK BARCELONA/ Pedri: Është një ndjenjë e bukur, do bëja gjithçka për të luajtur me…

Delo.autor

ELIMINATORET “EURO2020″/ Strakosha humbet dy ndeshjet me Kombëtaren, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Tefik OSMANI “harron” të ardhmen dhe godet në rrjetet sociale: Dëgjoni edhe regjisorin prapa skene

Isa.Autor

Leave a Comment