Shqipëri Të tjera

Albin Tahiri: Garë e veçantë, i kënaqur me rezultatin

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri ka folur pas garës së lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat po mbahen në Korenë e Jugut.  

Albin Tahiri ka kryer me sukses garën në disiplinën e lëshimit në LOD Pyeongchang 2018, duke zënë vendin e 50-të nga 57 garues.

Këtë rezultat reprezentuesi i Kosovës e ka cilësuar si pozitiv, edhe pse mendonte se do të arrinte më shumë.

 Skitari nga Kosova gjithashtu e ka cilësuar si garë të veçantë pasi erdhi në ditëlindjen e tij të 29-të.

“Po ndihem shumë mirë, ishte gara ime e veçantë e lëshimit dhe ditëlindja, po ashtu sot edhe koha ishte shumë e mirë dhe nuk mund të ishte keq”, ka thënë fillimisht Tahiri.

“Bëra një lëshim të mirë ashtu siç e paramendoja, nuk bëra ndonjë gabim, por mendova se isha më i shpejtë sot, por jam i kënaqur edhe kështu”.

“Nesër është një garë e re, një shteg i ri, një rast i ri, është super sllallomi i madh (super g) dhe do të shohim çfarë do të ndodh”.

“Unë do të mundohem të bëjë më të mirën”, ka përfunduar Albin Tahiri, pas garës së sotme, ku doli i 50-ti në lëshim nga 57 garues.

Related posts

Merr fund gjithçka/ Shpallen fituesit e edicionit të tretë në Maratonën e Tiranës (ÇMIMET)

Isa.Autor

SURPRIZA TEK FORMULA 1/ Sebastian Vettel mund të tërhiqet në fund të…

Delo.autor

“JAM LARGUAR QË 16 VJEÇ NGA FAMILJA”/ Mesfushori Kallaku: Nuk kisha gjumë në sy kur kuptova se…

Delo.autor

Leave a Comment