Futboll

Ancelotti: Gattuso, shpirti i Milanit tim

Carlo Ancelotti ka thënë se Gennaro Gattuso është shpirti i Milanit dhe se lojtarët do të bënin gjithçka për të.
Kur Gattuso mori drejtimin e Milanit në nëntor, shumë persona dyshuan se ai do të ishte i suksesshëm në zëvendësimin e Vincenzo Montellas, transmeton Express.

Por, ai e ka transformuar Milanin dhe i ka regjistruar shtatë fitore dhe tri barazime në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Të jem i sinqertë, shpresoja se Gattuso do të bënte mirë, por s’isha i sigurt”, ka thënë Ancelotti për Gazetta dello Sport.

Ai thotë se Gattuso i ka tejkaluar vështirësitë dhe se lojtarët i ndjekin urdhrat e tij.

“Gattuso është shpirti i Milanit. Lojtarët po e vënë energjinë dhe dijen në dispozicion të ekipit për të arritur sukses. Kjo është rruga e duhur”, ka thënë ai.

Related posts

Chelsea ”dorëzon” Hazard, por kërkon një madrilen në këmbim

Isa.Autor

“LEAO DO TË BËHET MË I MIRI NË BOTË ME TALENTIN QË KA”/ Pioli: Kampionat i falsuar? Të mendojmë për…

Delo.autor

KLASI NUK HUMBET KURRË/ Wayne Rooney mbetet “ujk”! Dhuron “magji” edhe 34 vjeç (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment