Futboll

Lojërat Dimërore 2018, të tjera medalje për Norvegjinë

Norvegjia rrit numrin e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut në Korenë e Jugut.

Në ditën e 10 të këtij evenimenti, nordikët triumfuan në disiplinën e kërcimit nga trampolinë në ski për skuadra dhe në garën e 500 m të patinazhit të shpejtësisë për meshkuj. Në kërcimin ekipor nga trampolina, Norvegjia në përfundim të 2 raundeve grumbulloi 1098.5 pikë duke marrë medaljen e artë. Në vendin e dytë u rendit Gjermania me 1075.7 pikë, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Polonia me 1072.4 pikë.

Ndërsa në garën e 500 m të patinazhit të shpejtësisë për meshkuj, ai që i dha medaljen e artë të radhës Norvegjisë ishte Havard Lorentzen me 34.41 sekonda, kohë kjo që përbën edhe rekord olimpik. Në vendin e dytë me medaljen e argjendtë u rendit koreanojugori Cha Min Kyu, ndërsa medalja e bronztë shkoi për kinezin Gao Tingyu

Në garën me slitë dyshe për meshkuj medalja e artë i shkoi Kanadasë me kohën 3 minuta 16 sekonda e 86 të qintat. Në vendin e dytë u rendit Gjermania, ndërsa vendi i tretë me medalje të bronztë i shkoi skuadrës së Letonisë. Në tabelën e medaljeve, Norvegjia vazhdon të kryesojë me 11 medalje të arta, 9 të argjendta dhe 8 të bronzta. E dyta është Gjermania me 10 medalje ari, 6 argjendi dhe 4 bronzi, ndërsa në vendin e tretë është ngjitur Kanadaja me 8 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 6 të bronzta.

 

Related posts

“PO TË MË GODASIN ME GRUSHT…”/ Vuan ende pasojat operacionit, humb ndeshjen ndaj Shqipërisë mesfushori…

Delo.autor

DRAMË PËR NJË PIKË/ Bayern i lëshon kreun “aspirinave”, Tuchel: Na duhet një pickim

F.autor

DORTMUND VIJON “RËNIEN E LIRË”/ Nuri Sahin në “fije të perit”

F.autor

Leave a Comment