Futboll

Panucci përcakton formacionin kundër Norvegjisë

Christian Panucci e ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do të paraqitet që nga minuta e parë në miqësoren me Norvegjinë. Me modulin 4-3-3 italiani ka disa mundësi zgjedhjeje, por edhe prove. Tekniku thirri disa lojtarë të rinj që i ka parë në stërvitje dhe mund ti përdorë edhe në fushë nëse do të ketë një rezultat të sigurt, fitoren, synimin e këtij takimi.

Trajneri e zbuloi vetë që në portë do të jetë Thomas Strakosha, pas problemeve fizike të Etrit Berishës. Në qendër të mbrojtjes do të jetë Mergim Mavraj dhe Arlind Ajeti. Në krahë do të mbulohen nga Elseid Hysaj dhe Ermir Lenjani

Në mesfushë do të jetë Ylber Ramadani. Panuci ka vlerësuar karakterin e tij prej lideri dhe shpreson që miqësoret të shërbejnë për forcimin e cilësive të tij pasi shikon një lojtar që mund të bëhet i rëndësishëm. Në krahët e mesfushës do të jetë Taulant Xhaka dhe Kamer Qaka.

Odise Roshi me shiritin e kapitenit dhe Eros Grezda do të mbështesin majën e sulmit që do të jetë Armando Sadiku.

Me këtë formacion që mund të ndryshojë gjatë ndeshjes, trajneri Panucci ka premtuar se do të bëjë lojë sulmuese. Në konferencën për shtyp, italiani tha se nuk do të presë që lojën ta bëjë kundërshtari por do të përdorë potencialin ofensiv të skuadrës.

Related posts

SKANDALI/ “Plas” tek Rusia: Dyshime për përdorim DOPINGU në BOTËROR

Isa.Autor

LUKAKU BËHET MEME/ Rrjeti “masakron” belgun: Mes portierëve më të mirë në Evropë

F.autor

Martial “tronditë” Unitedin me vendimin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment