Futboll

Antonio Conte një hap larg shkarkimit nga Chelsea

Kompanitë e bastëve i kanë bllokuar koefiecientët, ç’ka do të thotë që kjo është një shenjë e keqe: Antonio Conte është një hap larg shkarkimit nga Chelsea.

Humbja e fundit me Watford në kampionat është goditja e fundit që ka marrë Conte si trajner te Chelsea dhe largimi duket gjithnjë e më pranë. Daily Mail ndërkohë ka zbuluar është caktuar një mbledhje e bordit për të saktësuar pozicionin e trajnerit: konfirmim apo shkarkim të menjëhershëm.

Por situata është më delikate se ç’duket. Presidenti Abramovich është në një situatë të sikletshme nëse vendos të largojë menjehërë trajnerin. Steve Holland që është thirrur gjithnjë në situata të tilla delikate, por ai nuk është më pjesë e skuadrës. Nëse Conte ikën, Chelsea do të mbetet pa asnjë prej pjesëtarëve të stafit teknik. Zgjidhja alternative është rikthimi për herë të tretë i Guus Hiddink, si trajner i përkohshëm deri në qershor, me një mal me objektiva të papërmbushura ende.

Por edhe zgjidhjet afatgjate kanë problemet e tyre. I preferuari Luis Enrique ka kërkuar një vit pushim pas eksperiencës te Barcerlona dhe duke njohur karakterin e tij është e vështirë që të kthejë mendjen dhe të marrë drejtimin e skuadrës në këtë kohë të trazuar. Emrat e tjera të përfolur në media, ai Allegri, Sarri, Rodgers, Simeone apo Zidane janë të impenjuar me klubet e tyre. Orët e fundit është përfolur emri i Lampard, por që duket më shumë një fantazi mediatike.

Kritikat nuk kanë munguar ndërkohë nga emra të njohur, nisur nga ish-mbrojtësi i Liverpoll Carragher që mendon se “duhet shkarkuar menjëherë”. Rooney që bëri debutimin e tij si komentatior sportiv në Skysports u shpreh se “Chlesea ka luajtur shumë keq me Watford”. 3 ditët e pushimit që ka marrë skuadra në media janë komentuar si stonaturë, por kanë qenë të programuara nga stafi teknik. Dilema mbetet e madhe nëse Conte do të jetë në pankinën e ‘blues’ deri të hënën e ardhshme në përballjen me West Bromwich Albion.

Related posts

E KËRKONTE INTERI/ Talenti brazilian transferohet tek RIVALËT e ZIKALTËRVE

Isa.Autor

Kastrioti-Skënderbeu/ Zhbllokohet sfida, Demte realizon një gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

ARRITI TË BËJË MREKULLINË NË CHAMPIONS/ Klopp mesazh rivalëve: Ky është vetëm fillimi për Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment