Champions League UEFA

Antonio Conte zbulon pikën e dobët të Barcelonës!

Antonio Conte e ka kaluar të gjithë muajin e fundit duke analizuar në video skuadrën e Barcelonës dhe beson se Chelsea i drejtuar prej ka shanse për t’u kualifikuar ndaj katalanasve në Champions League. Conte i ka këshilluar lojtarët e tij të mos fiksohen vetëm te markimi i Lionel Messi dhe beson se Chelsea mund ta vërë në vështirësi Barcelonën duke e kontrolluar topin ashtu si katalanasit. Pas humbjeve kundër Bournemouth dhe Watford, Chelsea fitoi 4-0 ndaj Hull në Kupën e Anglisë dhe tani po përgatitet për sfidën me ekipin “blaugrana”.

Image result for antonio conte

“Kam shumë kohë që po e analizoj këtë ekip. Më saktësisht u bë një muaj që unë dhe stafi im po shohin video të Barcelonës, – tha italiani në lidhje me kryesuesit e La Liga. – Padyshim që po flasim për një nga ekipet më të mira në botë. Ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje perfekte dhe të bëjmë zgjidhjen më të mirë që i përshtatet këtij lloj kundërshtari. Eshtë një ekip ndryshe nga ato që përballemi në Angli. Ata kanë karakteristika të shkëlqyera me topin në zotërim, por edhe dobësi kur nuk e kanë topin dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë.”

Related posts

BAYERN MUNICH-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Mane

Delo.autor

Firmino ka arritur diçka të veçantë sonte në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

GOLI I KUALIFIKIMIT NË “FRYMËN” E FUNDIT/ Ish-lojtari i Tottenham “shpërthen” në festë, gati sa nuk… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment