Kategoria e pare Shqipëri

Nuk ka fitues në “finalen” e Ballshit, Tirana dhe Bylis ndahen në paqe (Video)

Është mbyllur në barazim 1-1, “finalja” e Kategorisë së Parë mes Tiranës së vendit të parë dhe Bylisit të vendit të dytë. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa në minutën e 86-të vendasit barazuan rezultatin me anë të kapitenit Shoshi, i cili goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

 

LIVE| BYLIS-TIRANA 1-1

Shoshi 86′ / Sentamu 45+1′

MINUTË PAS MINUTE

86′ GOOOL Bylis 1-1. Kapiteni Margilen Shosi gjuan saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

85′ Murataj rëzohet në zonë dhe për gjyqtarin kemi të bëjmë me 11 metërsh.

68′ Nuk i beson syve Majkëll Ngoo, çfarë rasti ka humbur. I vetëm me portierin provon me një parabël, por topi përfundon jashtë kuadratit.

61′ Karabeci provon me një goditje me forcë nga distanca, topi grushtohet nga portieri Xhorxheviç në goditje nga këndi.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë

45+1′ GOOOL Tirana 0-1. Kombinim mjaft i bukur brenda zonës mes Ngoo dhe Sentamu, ky i fundit, i vetëm brenda zonë ka gjuajtur duke përshëndetur rrjetën. 

27′ Mundësi ideale për Tiranën. Goditje nga këndi perfekte e Karabecit për Grecën, goditja me kokë e tij devijohet mbi traversë nga Xhorxheviç.

22′ Takimi është ndërprerë për disa minuta, pasi delegati i ndeshjes Uvil Zajmi kërkon heqjen e parullave në tribunën ku ndodhen tifozët e Tiranës.

BYLIS:  Xhorxheviç, Buzi, Shoshi, Bella, Hoxhaj, Kullira, Gregati, Zisi, Chukuka, Murataj, Granado. Trajner: Orgest Çuko

TIRANA: Lika, Çelhaka, Musa, Turtulli, Kërçiku, Daja, Maveje, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria

28166457_1586880168096069_633958738345224211_n

28071008_1994246387498140_6691059611813262062_o

Related posts

NDAHEN STEMAT E FIFA-S PËR VITIN 2021/ 3 gjyqtare shqiptare femra dhe një risi, ja lista e plotë…

Delo.autor

PARA SFIDËS ELIMINATORE ME ISLANDËN/ Edy Reja: Ia kam shprehur lojtarëve filozofinë time

Delo.autor

Kur luan kombëtarja në botëror, shkollat nuk do të punojnë në Uruguai

Sadik.Autor

Leave a Comment